Jurgen Klopp, në një intervistë për The Athletic, iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, teksa nuk hezitoi të tregonte se sa i mungonte futbolli. “A po prisja me padurim që ndeshjet të fillonin në fundjavë? Aspak. Isha shumë i lumtur me performancat e Liverpoolit. Pashë disa ndeshje, por kurrë nuk mendova, ‘Oh, është e shtunë!’ As nuk e dija se në çfarë ore fillonin ndeshjet. Isha thjesht jashtë, duke shijuar jetën, duke kaluar kohë me nipërit e mbesat, gjëra krejtësisht normale, duke e ditur se do të kthehesha në punë. Nuk dua të jem isha më trajner. Kjo është ajo që mendoj unë, por kurrë nuk i dihet: Jam 58 vjeç. Nëse do të filloja përsëri në moshën 65 vjeç, të gjithë do të thoshin, “The se nuk do ta bëje më kurrë!’ Ëëë, më fal, kur e thashë këtë e mendoja 100%! Kjo është ajo që mendoj tani. Nuk më mungon asgjë”- tha Klopp.
sfidanti.al