Gjimshiti vendosI rekord në Champions League

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, shkruan historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi i Atalantës është lojtari i parë nga Shqipëria që arrin 30 paraqitje në Ligën e Kampionëve. Gjimshiti ka nisur si titullar me fanellën e Atalantës sfidën e sotme kundër Club Brugge, e vlefshme për fazën e ligës në Champions League. 32-vjeçari ka shënuar një gol në Champions, kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të fazës së Ligës së sezonit të kaluar.

Sfidanti.al