Futboll Klub Kukësi ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar bashkëpunimi me trajnerin Sedat Pajaziti. Vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme mes palëve.
Në komunikatën e klubit, theksohet vlerësimi dhe mirënjohja për kontributin e dhënë nga trajneri Pajaziti, duke u nënvizuar profesionalizmi dhe përkushtimi i tij gjatë periudhës së angazhimit në stolin e Kukësit.
Administratori dhe Presidenti i FK Kukësit kanë falënderuar trajnerin për punën e kryer dhe i kanë uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij, duke e konsideruar një figurë që gëzon respekt të plotë nga klubi.
sfidanti.al