Formacioni më i mirë i Superiores

Pas përfundimit te javës së 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1.

Aldo Teqja i Dinamos është përzgjedhur si portieri i kësaj jave. Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Edison Ndreca (Egnatia), Bruno Lulaj (Elbasani), Aurel Marku (Bylis) dhe Ardit Toli (Teuta). Para vijës difensive rreshtohen Taofeek Malomo (Bylis) dhe Esat Mala (Vllaznia) ndërsa në mbështetje të vijës sulmuese janë Alessandro Albanese i Egnatias, Edon Murataj i Vllaznisë, dhe William Serge Ouambe Tabekou i Tiranës.

Në majën e sulmit qëndron Lorenco Vila i Dinamo Cityt. Trajneri i kësaj javë është zgjedhur Mirel Josa i Bylisit, pas fitores 3-1 kundër Partizanit.