Gafa e Sarkozy, ngatërron një gazetare me nënën e Dembele

Një moment i sikletshëm në Parc des Princes. Mbrëmë, rreth orës 23:30, pas fitores 2-0 të PSG-së ndaj Auxerre dhe ceremonisë së nderimit të Ousmane Dembélé-së si fitues i Topit të Artë 2025, i brohoritur nga tifozët, një figurë e njohur në Francë lëvizte nëpër korridoret e stadiumit të Parisit, në zona të frekuentuara nga lojtarë dhe personazhe VIP. Ky ishte Nicolas Sarkozy, ish-Presidenti francez i dënuar të enjten e kaluar nga Tribunali i Parisit me pesë vjet burg për konspiracion kriminal në çështjen e financimit libian.

Le Parisien, një gazetë e njohur franceze, raportoi: Sarkozy ishte duke buzëqeshur dhe duke e përshëndetur, derisa iu afrua gazetares së France Television, me origjinë senegaleze. “Mund të jesh krenare për të”, i tha politikani francez, duke menduar se po i drejtohej nënës së Ousmane Dembele.

“E ke edukuar mirë. E pashë skenën të hënën, isha me të”, tha ai për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” të mbajtur në Théâtre du Chatelet në Paris, që zgjodhi sulmuesin e PSG-së si fitues.

Gazetarja buzëqeshi dhe u përgjigj, pa zbuluar identitetin e saj: “Ne ishim të gjithë me të”, iu përgjigj ajo Sarkozisë. Në atë moment, ish-presidenti francez u largua nga korridoret e Parc des Princes, nën syrin vigjilent të disa anëtarëve të PSG-së që e kishin parë skenën nga larg.

sfidanti.al