Tri gjëra janë të sigurta në Shkodër : në rrugë kolovitesh me humor, ne Liqen po fute dorën ..takon krapin , kurse në stadium po ndoqe Vllazninë.. shikon Balaj duke bërë gol nga pika e bardhë e penalltisë. Aq shpesh jepen penallti në Shkodër, sa duket si budalla ndonjë arbitër që i kalon 90 minutat.. pa shkuar tek vendi i mirë.
Thonë se kur ia mbushën mëndjen sulmuesit Bekim Balaj që të kthehej në qytetin e lindjes, përveç kontratës së majme, i kanë thënë me humor : “ Nuk të duam për gola me kokë, veç penallti ke për të gjuajtur”. Nga ajo ditë fatlume,, deri tani, edhe Balaj vetë nuk mban mend sa penallti ka gjuajtur, sepse ai i fut të gjitha brenda dhe s’ka ç‘mban mend.
Kjo penalltia e fundit, ndaj Vorës, me siguri nuk do të harrohet edhe për një arsye. Një futbollist brazilian i Vorës , kur arbitri Koçi po jepte shpjegimet e rastit për 11- metershin, Luis Filipe e quanin, i hapi “gropën” , pra i bëri funeralin penalltisë. Ç‘do thotë kjo? Prishte barin dhe fushën mu tamam tek pika e bardhë, por bëj çfarë të duash me fushën ..Balaj edhe në ajër e gjuan penalltinë!
Sfidanti.al