Pas operacionit delikat në meniskun e gjurit të djathtë, mesfushori i Barçës, Gavi nuk ka hezitur t’i dërgojë një mesazh tifozëve katalanas. “Kush më njeh, e di që do të rikthehem sa herë të jetë e nevojshme për të mbrojtur Barcelonën dhe njerëzit e mi deri në fund. Një kampion i vërtetë nuk formohet në momentet e suksesit, por kur gjen forcën të ngrihet pas çdo rënieje. Faleminderit nga zemra për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë”, shkroi Gavi.
sfidanti.al