William Saliba ka zgjedhur të qëndrojë te Arsenali. Sipas The Athletic, mbrojtësi qendror francez ka pranuar ofertën e Topçinjve për të zgjatur kontratën e tij, deri në qershor 2030. Ky lajm u prit me entuziazëm në Londër, veçanërisht pasi disa ndërmjetës ishin përpjekur ta joshnin Real Madridin në javët e fundit. Presioni i klubit spanjoll nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vepruar me vendosmëri për të mbajtur në skuadër mbrojtësin. Tashmë ai do jetë mbrojtësi më i paguar në skuadër, sakaq ky rinovim do të forcojë akoma më tej pozitat e tij. Por përtej shifrave, ajo që ka rëndësi për Artetën është se një nga më të mirët do të vijojë të luajë për këtë skuadër.
sfidanti.al