Serbia humbet tre titullarë të rëndësishëm para Shqipërisë

Serbia është futur në panik përpara ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Misioni për të parakaluar kuqezinjtë në renditjen e grupit K, për eliminatoret e Botërorit, bëhet gjithmonë e më i vështirë. Përveçse trajneri Dragan Stojkoviç i ka të sigurta dy mungesa prej kartonëve si Milenkoviç dhe Lukiç, ka edhe një tjetër lajm negativ. Kosta Nedjelkoviç rrezikon që të mos grumbullohet për sfidën e 11 tetorit për shkak të një problemi fizik. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Lajpcigut, dhe në këtë mënyrë shkon në tre numri i titullarëve që mungojnë. Mediat serbe raportojnë se trajneri është duke menduar të afrojë lojtarë të rinj për duelin me kuqezinjtë, si Aleksandër Stankoviç, i biri i Dejan Stankoviçit, dhe Andrej Iliç. Sfida vendimtare, që me shumë mundësi do të vendosë vendin e dytë në grup, do të luhet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovacit

sfidanti.al