Në Tarrytown, një orë larg Madison Square Garden, New York Knicks kanë nisur fazën e re me trajnerin Mike Brown. Pas largimit të Tom Thibodeau, Brown ka marrë drejtimin e skuadrës me ambicie të qarta: të fitojë titullin.
“Ambiciet nuk më shqetësojnë – jam i pari që i kam”, tha Brown. “Duhet të gjejmë kimikën e duhur, por jam shumë i inkurajuar nga qëndrimi i lojtarëve. Kam parë shumë entuziazëm dhe dëshirë për të bërë mirë. Jam gjithashtu shumë i kënaqur me përbërjen e stafit tim, një grup shumë të larmishëm që punon shumë mirë së bashku dhe që do të jetë në gjendje t’i vë lojtarët në kushte për të dhënë maksimumin”. Knicks tani kanë një nga skuadrat më të forta të Konferencës Lindore, me emra si Jalen Brunson, Karl-Anthony Towns, Mikal Bridges dhe OG Anunoby. Me një sistem më të shpejtë dhe më të lëvizshëm, Brown synon të diversifikojë sulmin dhe të përfshijë më shumë lojtarë, duke ulur ngarkesën mbi Brunson dhe duke rritur angazhimin e të tjerëve. Një tjetër ndryshim është zgjerimi i rotacionit. Brown ka sugjeruar përdorimin e 9-10 lojtarëve, duke ofruar mundësi më të mëdha për të gjithë ekipin. Josh Hart, i cili ka udhëhequr NBA-në në minuta për ndeshje, ka shprehur gatishmërinë për të pranuar një rol në stolin rezerve nëse kjo është më e mirë për ekipin.