Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, beson se do të kishte vdekur nëse gruaja e tij, Coleen, nuk do ta kishte ndihmuar të menaxhonte problemet me alkoolin. 39-vjeçari, golashënuesi më i mirë i United, thotë se “ka luftuar shumë” me alkoolin gjatë karrierës së tij si lojtar. “Unë besoj sinqerisht se nëse ajo nuk do të kishte qenë aty, unë do të kisha vdekur”, tha ai për podkastin Rio Ferdinand Presents.
“Kam bërë gabime në të kaluarën, të cilat janë të dokumentuara mirë. Për rreth 20 vjet, ajo më ka ndihmuar të qëndroj në rrugën e duhur.”
“Doja të dilja, të argëtohesha me miqtë e mi dhe të kaloja një natë jashtë. Arrita në një pikë ku e teprova: ajo ishte një pikë në jetën time, ku kisha shumë vështirësi me alkoolin. Pija për dy ditë rresht. Vija në stërvitje dhe shënoja dy gola në fundjavë, pastaj kthehesha dhe pija përsëri për dy ditë rresht.”
Rooney i shpjegoi ish-shokut të tij të skuadrës se vinte në stërvitjen e United pas një seance pirjeje dhe përdorte pika për sytë, çamçakëz dhe krem pas rroje në një përpjekje për të maskuar gjendjen e tij.
sfidanti.al