Dy Mançesterat – në “luftë” për Nejmarin

Gazeta “Sandi Ekspres” shkruante, dje, se dy klubet rivalë të një qyteti, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, kanë nisur garën për yllin e ekipit të Barcelonës, Nejmar, të cilin i ati i vet, sikurse thuhet, e ka këshilluar që të shpërngulet për në Premierën Ligën angleze. Sipas gazetës në fjalë, këtë këshillë i ati i Nejmarit ia ka dhënë të birit që ai të dalë nga “hija” e Lionel Mesit që, deri sa të luajë, do të jetë, gjithnjë, ylli nr.1 i Barcelonës.

Informacione të tillë u japin shpresa klubeve të mëdhenj e më të pasur të Anglisë se mund ta sigurojnë firmën e Nejmarit në kontratë. Të dy Mançesterët janë gati që të paguajnë edhe mbi 100 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e futbollistit të shquar brazilain. Sidoqoftë, duket se Nejmari preferon ManSitin. “Guardiola është një trajner që unë e respektoj mjaft dhe me të cilin do të dëshiroja që të punoja”, ka thënë, në një rast, kohët e fundit, vetë Nejmari.

Sfidanti.al