Kombëtarja shqiptare bëri dy ndeshje të mira në shtator, miqësoren me Gjilbratarin dhe zyrtaren me Letoninë. Kuqezinjtë i fituan të dyja sfidat dhe falë kësaj ata janë ngjitur në renditjen e FIFA-s. Nga ana tjetër Kosova ka arritur pozicionin më të lartë në historinë e “Dardanëve” që nga viti 2016-të. Falë fitores kundër Suedisë, Kosova është ngjitur në vendin e 91-të ndërkohë që herën e kaluar ndodhej në të 95-ën. Ndërsa Spanja kryeson listën duke u renditur në vendin e parë.
sfidanti.al