Vllaznia merr “komandën”, si ndryshon renditja në Superiore

Vllaznia triumfoi 4-1 ndaj Partizanit dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e parë, në pritje të rezultateve të dy ndeshjeve të tjera nesër.

Në vendin e dytë qëndron Elbasani më 4 pikë, por ka për të luajtur me Dinamon. Partizani ka zbritur në vendin e katërt me katër pikë dhe situata duket shqetësuese.

Vora e vendit të gjashtë ka 3 pikë, ndërsa ndjekin me nga dy pikë Flamurtari, Bylis dhe Tirana. Teuta në vendin e fundit më një pikë, por me dy ndeshje më shumë për të luajtur.


sfidanti.al