Me ken shkodran, Partizanit edhe 4 gola ia ban…

Kur luan Vllaznia në Shkodër, të gjitha “rrugët e ndeshjes” të çojnë tek pika e bardhë e penalltisë! Në qytetin ku ka lindur futbolli, më shumë se në cdo qytet tjetër, 11 metërshi është vala ku kap antena më mirë se kudo. Një ditë më parë,  Dy penallti me  Partizanin, një fitore që shkrepi e madhe ne rezultat ,  tamam si një përrallë, në fundin e ndeshjes..

Në Shkodër me humor thonin se lum ai tifoz që erdhi më pa minutat e fundit sepse ..aty ishte tharmi i  ndeshjes. Si për të thënë se nga ferra e vogël, doli lepuri i madh! Edhe trajnerët , me deklaratat e tyre e zbukuruan skenarin.   Hajde ta besoj këtë humbje trajneri serb i Partizanit, Milenkoviç, që nuk i dilte e keqja duke thënë se sa mirë e kishin studiuar Vllazninë, ia dinin gjithë “huqet”, por në fund janë ..4 gola!  Mirë golat, por  thumbin ta ngul edhe më shumë trajneri Martini i Vllaznisë  kur thotë: “ Unë kam burra në ekip…”  Pse Partizani çfarë ka në ekip..?

Sfidanti.al