Botërori i mundjes, eliminohen Abakarov dhe Dudaev

Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe të mundshme Kampionatin Botëror të të rriturve në mundje, që ka nisur këtë të shunë në Zagreb. Eliminohen si Zelimkan Abakarov, ashtu dhe Islam Dudaev, ndërsa shpresa e vetme për medalje mbetet te Shermen Valiev.

Në peshën deri në 61 kg në stilin e lirë, Abakarov fillimisht ka fituar me turkun Ormanoglu. Por në raundin e dytë, moldavi Kolesnic ka rezultuar një kundërshtar i fortë dhe si rrjedhojë ka fituar.

Ndërkohë, në peshën deri në 70 kg, Islam Dudaev është eliminuar që në raundin e parë, ndërsa u mund nga hungarezi Musukaev. Edhe për Dudaev ka rënë mundësia e hyrjes në fazën e ripeshkimit, sepse hungarezi Musukaev është eliminuar në fazën çerekfinale.

Parë kështu fillimi i Botërorit ka qenë i dobët, ndërsa për Shqipërinë, në tapetin kroat të Zagrebit, do të jenë dhe Albina Drazhi për të rritura në peshën deri në 68 kg dhe Gjetë Prenga në mundjen greko-romake në peshën deri në 67 kg.


sfidanti.al