Michael Olise ka hyrë shumë shpejt në zemrat e tifozëve ndërsa paraqitjet e tij në fushë kanë bindur drejtuesit e Bayern se duhet që të bëjnë diçka për të siguruar shërbimet e talentit për një kohë të gjatë edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në 2029-ën.
Siç dihet në verën që sapo kemi lënë pas klubi bavarez arriti që të siguronte të ardhmen duke rinovuar me lojtarë si Davies dhe Musiala, të cilët ishin në axhendën e të gjitha skuadrave të Europës. Në këtë linjë klubi bavarez, i cili po punon për rinovimin e Upamecano-s, shikon me përparësi edhe të ardhmen e Olise.
Edhe pse ka ende shumë vite në kontratë me Bayern-in, ish-lojtari i Crystal Palace pritet që të ketë në tavolinë një akord të ri të përmirësuar. Drejtuesit e klubit kërkojnë që talenti francez të ndihet i vlerësuar në Mybih dhe po mendojnë që t’ i ofrojnë kushte të reja kontraktuale, të cilat reflektojnë më së miri me kontributin që jep tashmë në ekip.
sfidanti.al