Tirana rikthehet në shtëpi

Pas një kohe të gjatë, Tirana rikthehet të luajë në shtëpinë e saj, në stadiumin “Selman Stermasi”. Klubi bardheblu ka njoftuar se sfida e radhës kundër Flamurtarit do të zhvillohet në këtë impiant të shtunën në orën 16:00. Tirana ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë takim. Të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin ndeshjen në stadium, mund ta shohin në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

sfidanti.al