Menaxheri Flojd Mejuedhër kërkon titujt në boksin e femrave

Flojd Mejuedhër ka qenë i madh në ring, dhe do të përpiqet të jetë përsëri ndaj Mekgregorit, por dëshiron të ketë sukses të madh edhe jashtë litarëve. Ambiciet e tij janë tani si menaxher, si promoter dhe një pikë e fortë në projektin e tij është boksi i femrave. Së fundmi, amerikani prezantoi britaniken Savana Marshall, ish-kampione tek amatoret dhe tani e kthyer në profesioniste.

Marshall u shpall kampione olimpike në 2012 në Londër, ndërsa humbi në çerekfinale në Olimpiadën e vitit 2016 në Rio. Ai ka dalë edhe kampione e Lojrave të Komonuelthit Britanik, dhe në moshën 25-vjeçare duket gati. E veshur si një vajzë, pak a shumë e modës dhe elegante, Savana nuk ta shumë përshtypjen e një “bishe” në ring, por Mejuedhër ka besim të madh tek ajo.

Sfidanti.al