Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor në kofshën e majtë gjatë miqësores kundër Olympiakos.
Pas vizitave të kryera në Belgjikë, Napoli dhe lojtari kanë vendosur që të mos kryhet ndërhyrje kirurgjikale, por të ndiqet një terapi konservative.
Rikuperimi do të zgjasë rreth tre deri në katër muaj, çka e përjashton sulmuesin belg nga lista e Napolit për Champions League. Megjithatë klubi ka vendosur të mbajë një vend të lirë për një përforcim të ri në repartin ofensiv. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Lukaku u shpreh se ndjehet mirë dhe do të ruajë pozitivitetin, pavarësisht situatës. Ai falënderoi tifozët për mbështetjen, duke theksuar se dëmtimet janë pjesë e futbollit.Futbollisti ka nisur tashmë terapinë e rikuperimit, me synimin që të rikthehet në fushë në pjesën e dytë të sezonit.
sfidanti.al