Flamurtari ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato duke siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, Eric Veiga. 28-vjeçari, me përvojë në futbollin gjerman dhe portugez, vjen për herë të parë në Shqipëri për t’u veshur kuqezi.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi vlonjat nëpërmjet një postimi zyrtar. Veiga, i lindur më 18 shkurt 1997, ka qenë pjesë e Avs Futebol në Portugali dhe ka përfaqësuar ekipet kombëtare të moshave të Portugalisë, si dhe kombëtaren e Luksemburgut.
Me këtë afrimin të ri, Flamurtari synon të “blindojë” repartin difensiv për sezonin e ri, duke shtuar eksperiencë dhe cilësi në prapavijë. Klubi e ka mirëpritur mbrojtësin me mesazhin: “Mirë se vjen në familjen e madhe kuqezi të Flamurtari F.C!”.