Conference League, Egnatia barazon në Slloveni

Egnatia barazon 0-0 në Slloveni përballë Olimpijas së Lubjanës dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën e Play Off-it të Conference League.

Kampionët e Shqipërisë bëjnë një paraqitje dinjitoze në stadiumin “Stozice” përballë vendasve, që konsideroheshin favoritë në startin e takimit.

Skuadra e Tetovës ka krijuar shanset e saj për shënim, por ka qenë edhe me fat në minutën e 68-të të takimit, pasi Olimpija ka humbur një penallti. Në minutat e fundit të takimit Fangaj është ndëshkuar me karton të kuq.

Gjithçka është e hapur dhe kualifikimi do të vendoset pas një javë në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.