Sopoti, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë këtë sezon, ka prezantuar trajnerin e ri. Rrahman Hallaci do të drejtojë skuadrën nga Librazhdi këtë sezon me objektivin e qartë, ngjitjen në Kategorinë e Parë. “Zyrtare! Trajneri i ekipit tonë për sezonin 2025-2026 do të jetë Rrahman Hallaci. Hallaci është prezantuar sot para drejtuesve dhe lojtarëve të ekipit! Hallaci vjen me synime të qarta ngjitjen në Kategorinë e Parë. Me një karrierë të pasur si futbollist por dhe si trajner Hallaci sjell eksperiencën e tij ne Librazhd. Puna për sezonin e ri do të fillojë nesër”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al