Merkato e Chelseat, sulmuesi i United mbetet alternativë

Pas një sezoni që përfundoi me sukses në Conference League dhe Kupën e Botës për Klube, Chelsea i Enzo Maresca-s synon rritje të mëtejshme sezonin e ardhshëm. Kthimi në garën për titullin e Premier League dhe përpjekja për të lënë gjurmë janë synimet e “Bluve” për edicionin e ri. Alejandro Garnacho, një lojtar që mund të largohet nga Manchester United, ka përfunduar në radarët e Chelseat. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, argjentinasi i ka dhënë klubit londinez përparësi kryesore dhe  tashmë kanë filluar diskutimet me lojtarin. Çelësi për të arritur një marrëveshje do të jetë çmimi, i cili duhet të jetë i kënaqshëm për të dyja palët. Sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim e të shohim.

sfidanti.al