Vllaznia merr pushime të gjata..XXL

Skuadra e Vllaznisë është rikthyer ditën e premte në Shkodër. Kuqeblutë kanë pasur një udhëtim të largët nga Islanda për t’u kthyer edhe njëherë në vendin tonë.

Pas këtij udhëtimi dhe ndeshjeve të “Conference League”, 9 herë kampionët e vendit do të shpërblehen me disa ditë pushime nga ana e trajnerit Martini. E sigurt është që kjo fundjavë do të jetë totalisht pushim për futbollistët kuqeblu. Të cilët kanë pasur dy muaj të ngjeshur mes përgatitjeve verore dhe pjesëmarrjes në kompeticionet europiane. E në prag të nisjes së kampionatit pas 20 ditësh, kërkohet që futbollistët të rikuperojnë forcat, në mënyrë që të jenë në formën e tyre optimale. Ende nuk dihet sa ditë do qëndrojë zyrtarisht pushim skuadra kuqeblu, që në ditët e ardhshme ka në axhendë edhe zhvillimin e disa miqësoreve para startit të edicionit 2025/26 të Superiores.

sfidanti.al