Thomas Müller thyen heshtjen: Do të vazhdoj të luaj

Thomas Muller thyen heshtjen për të ardhmen e tij. Deri më tani, ish-ikona e Bayern nuk ka folur hapur për atë që mund të bëjë pas largimit nga klubi bavarez, por të paktën ka vendosur t’i sigurojë ata që e dinë se do të vazhdojë të luajë futboll. Këto janë fjalët e tij, të raportuara nga BILD: “Unë ende dua të luaj futboll, dhe për këtë arsye kam vendosur të vazhdoj ta bëj. Do të vazhdoj të jem futbollist”.

“E dua skenën e futbollit dhe presionin e të qenit i detyruar të jap gjithçka. Prandaj, përpiqem ta shfrytëzoj këtë mundësi për sa kohë që trupi im është mjaftueshëm në formë për të vazhduar ta bëj këtë në nivelin më të lartë. Edhe nëse nuk jam më në Evropë ose nuk luaj në Ligën e Kampionëve”.

Ish-kapiteni i Bayern Munich foli më pas për ligën amerikane: “MLS është një ligë interesante, veçanërisht duke pasur parasysh Kupën e Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Amerikë”.

Sipas BILD, lojtari mund të vendosë se cilit klub do t’i bashkohet brenda 7-10 ditëve të ardhshme. Me sa duket, ai është i pavendosur midis dy klubeve, njëri prej të cilëve është klubi partner i Bayernit, Los Angeles FC.

sfidanti.al