India refuzon Xavin

Xavi është ende në pritje për të nisur një aventurë të re si trajner. Së fundmi është zbuluar se ai aplikoi për të marrë drejtimin e kombëtares së Indisë, por kërkesa e tij u refuzua.

Federata indiane nuk e përfshiu në listën përfundimtare të kandidatëve për shkak të kërkesave të larta financiare. 45-vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër që nga qershori i vitit të kaluar, kur u largua nga Barcelona.

Xavi ka shprehur më herët interes për zhvillimin e futbollit në Indi. Megjithatë, vendimi i federatës tregon kufijtë buxhetorë të projektit që po ndërtohet.

Ai vazhdon të kërkojë një klub apo përfaqësuese që përputhet me idetë e tij taktike.

sfidanti.al