Bayern Munich ka njoftuar një rekord të ri për sezonin 2025–2026. Të gjitha biletat për ndeshjet në shtëpi në Bundesliga janë shitur tashmë.
Kjo ndodh një muaj para nisjes së kampionatit, që starton më 22 gusht me përballjen ndaj Leipzig në “Allianz Arena”. Klubi njoftoi se që nga inaugurimi i stadiumit para 20 vitesh, çdo ndeshje në shtëpi ka qenë e mbushur në kapacitet të plotë me tifozë.
Drejtori ekzekutiv, Jan-Christian Dreesen, e cilësoi këtë si një mbështetje të jashtëzakonshme. Sipas tij, ky interes i pandërprerë thekson rëndësinë e Bayern-it si klub dhe të stadiumit si simbol.
“Që kur ‘Allianz Arena’ u hap 20 vjet më parë, stadiumi ynë është shitur plotësisht për çdo ndeshje. Ne dëshirojmë t’i falënderojmë sinqerisht të gjithë tifozët tanë për këtë. Fakti që kërkesa ka mbetur e pandryshuar edhe pas kaq shumë kohësh dhe që tani po thyejmë një rekord tjetër nënvizon rëndësinë si të Bayernit ashtu edhe të stadiumit tonë unik. Pa ‘Allianz Arena’, Bayern nuk do të ishte klubi që është sot”, tha Dressen.
sfidanti.al