Real Madrid, Vinicius kërkon 20 mln. në vit

Marrëdhënia mes Real Madridit dhe Vinicius Junior po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, ndërsa negociatat për rinovimin e kontratës vazhdojnë pa një marrëveshje konkrete. Sulmuesi brazilian, i cili është i lidhur me klubin “merengues” deri në vitin 2027, ka kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh në vit për të firmosur zgjatjen e kontratës.

Kërkesa e Viniciusit vjen edhe si pasojë e interesimit të madh nga klubet e Arabisë Saudite, të gatshme t’i ofrojnë një kontratë shumë të pasur për ta joshur larg ‘Santiago Bernabéut’. Për momentin, diferenca mes kërkesave të lojtarit dhe ofertës së Realit është e konsiderueshme dhe kjo situatë po krijon tension brenda klubit. Nëse nuk gjendet një zgjidhje së shpejti, madrilenët mund të përballen me një çështje të ndërlikuar që rrezikon të shpërthejë në muajt në vijim.

sfidanti.al