Chiesa, rikthimi në Itali i pashmangshëm

Liverpool-i ka bërë publike listën e lojtarëve të thirrur për turneun e ardhshëm në Azi, një fazë përgatitore për sezonin e ri që do të nisë zyrtarisht më 10 gusht me ndeshjen e Community Shield kundër Crystal Palace. Megjithatë, nga kjo listë mungon emri i Enrico Chiesa-s, i cili ka kaluar një sezon të vështirë në Premier League dhe për të cilin kanë qarkulluar prej kohësh zëra për një rikthim në Itali. Edhe pse sulmuesi anësor italian shënoi dy gola në dy ndeshjet miqësore të verës ndaj Preston North End dhe Stoke City, ai duket se nuk është në planet e trajnerit Slot.

Kjo mungesë në përzgjedhje vjen si një tregues i qartë që rikthimi i Chiesa-s në Serinë A është shumë pranë, me Napolin që po tregohet i interesuar për shërbimet e tij.

Chiesa, që fitoi titullin e Premier League me Liverpool-in, ka pasur shumë pak hapësirë në sezonin e fundit, duke luajtur vetëm 12 ndeshje në total, prej të cilave 6 në kampionat dhe me vetëm një gol të shënuar. Një rikthim në Itali pritet t’i japë mundësinë për ringritje edhe në përfaqësuesen kombëtare.

Lojtarët e thirrur për turneun aziatik:

Alisson, Gomez, Endo, Van Dijk, Konate, Diaz, Szoboszlai, Nunez, Mac Allister, Salah, Jones, Gakpo, Elliott, Tsimikas, Robertson, Gravenberch, Doak, Woodman, Mamardashvili, Kerkez, Wirtz, Frimpong, Pecsi, Ngumoha, Misciur, Morton, Bradley, Stephenson, Nyoni.


sfidanti.al