Teuta prezanton portierin e dytë pas Selmanit

Arlis Shala është zyrtarisht portieri i ri i Teutës. Për herë të fundit, 24-vjeçari luajti me Vushtrinë ku përmes finales së “play-off” kërkonte të ngjitej në Superligën e Kosovës, por pa sukses.

Teuta siguron tjetër portier kështu pas Gentian Selmanit. Dhe puna vijon për krijimin e një skuadre sa më konkurruese.

“Mirësevjen, Arlis Shala! KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht afrimin e portierit durrsak, Arlis Shala, si pjesë e skuadrës tonë. Klubi ka arritur sot marrëveshjen me 24-vjeçarin, i cili i bashkohet Teutës pas paraqitjeve shumë të mira me ekipin e Vushtrrisë. Me këtë afrim të ri, Teuta forcon kështu repartin e portës dhe i uron Shalës shumë suksese me fanellën blu”.

sfidanti.al