Vora do të niset më 21 korrik drejt Ohrit. Klubi i Superiores ka njoftuar se do të qëndrojë atje për dy javë ku do të luajë edhe disa ndeshje miqësore.
Ohri është destinacion i preferuar për klubet e Superiores. Dhe do të jetë radha e Arjan Bellajt me skuadrën e tij për t’u përgatitur.
Njoftimi i Vorës:
“Ditën e hënë me datë 21 korrik, ekipi ynë pritet të niset drejt qytetit të Ohrit, aty ku gjatë dy javëve do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.
Përveç stërvitjeve intensive dhe punës në aspektin fizik e taktik, gjatë kësaj periudhe janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore, që do t’i shërbejnë trajnerit dhe ekipit për të testuar formën dhe për të rritur harmoninë brenda grupit. Me përkushtim maksimal drejt objektivave të sezonit”, shkruan Vora.
sfidanti.al