Etien Tare është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Sulmuesi 21-vjeçar vesh fanellën bardheblu duke thyer traditën e kuqe në familjen e tyre. Igli Tare dhe i ati, Isa Tare, kanë qenë pjesë e Partizanit më parë. Tashmë një prej kësaj familje vesh fanellën e Tiranës.
Njoftimi i Tiranës:
“Mesfushori premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ai i bashkohet Tiranës për sezonin e ri! Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij. Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës”, shkruan klubi bardheblu.
sfidanti.al