Messi në Arabinë Saudite? Klubi synon të krijojë rivalitet me Ronaldon

 

Lionel Messi është rikthyer të përflitet në merkato, pavarësisht formës së mirë që po kalon te Inter Miami në MLS.

Mediat franceze raportojnë për interes nga klubi saudit Al Ahli, kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve të Azisë.

Kontrata e Messit në Shtetet e Bashkuara skadon në fund të vitit, çka e bën të mundur një transferim të mundshëm në Lindjen e Mesme. Paga e lartë e argjentinasit nuk përbën pengesë për klubin arab, i cili synon të formojë një rivalitet të ri me Cristiano Ronaldon.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, ndërsa Al Ahli ka në përbërje emra me peshë nga kampionatet më të forta të Europës.

Messi numëron 759 gola në 941 ndeshje me klubet dhe 112 gola me Argjentinën, duke fituar një numër të madh trofesh individualë dhe ekiporë.

Me Barcelonën ai fitoi 35 tituj, përfshirë 4 Champions League dhe 10 La Liga. E ardhmja e tij mbetet ende e hapur, me merkaton që mund të sjellë një tjetër kthesë në karrierën e tij.


Sfidanti.al