Gentian Selmani është zyrtarisht një lojtar i Teutës. Pas largimit nga Tirana, portieri ka vendosur të vazhdojë karrierën në Durrës. Klubi bregdetar nuk e ka njoftuar ende afrimin e Selmanit, por ky i fundit është shfaqur në stërvitjen e Teutës. Gardiani ishte pjesë e Tiranës prej dy sezonesh, ndërsa në përfundim të kampionatit, palët nuk arritën akord për të rinovuar. Sa i përket Teutës, klubi durrsak pritet të bëjë lëvizje të shumta në këtë merkato, pas ndryshimeve në pronësi.
