Gardiani ishte pjesë e Tiranës prej dy sezonesh, ndërsa në përfundim të kampionatit, palët nuk arritën akord për të rinovuar. Sa i përket Teutës, klubi durrsak pritet të bëjë lëvizje të shumta në këtë merkato, pas ndryshimeve në pronësi.
Në lidhje me këtë, ka folur edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili konfirmoi ofertën, ndërsa zbuloi se Dodaj do të jetë për Europën.
“Ka shumë oferta në lidhje me Dodajn. Kemi ofertë zyrtare nga një klub hungarez, por Dodaj do luajë në Europë me Vllazninë. Dhe shpresojmë të shkëlqejë, kemi besim, siç ka shkëlqyer në kampionat.
Dhe sigurisht që në momentin kur të jetë më e mira për lojtarin, klubin dhe të gjithë, edhe Kevini do transferohet sepse do jetë edhe sukses për të ardhmen dhe karrierën e tij”, u shpreh Xhaferi.
Sfidanti.al