Zhegrova drejt Turqisë

E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë në Superligën e Turqisë, pasi largimi nga Lille duket gjithnjë e më i sigurt.

Fenerbahçe, është klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe raportohet se ka përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh. Lille kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.Zhegrova ka spikatur me paraqitjet e tij në sezonin e fundit dhe interesimi për të është rritur ndjeshëm, pavarësisht një dëmtimi që e la disa javë jashtë fushave. Interes për të kanë shfaqur edhe klubet italiane Napoli dhe Atalanta. Lojtari 25-vjeçar është i hapur për një aventurë të re në karrierë, me synimin për të luajtur në nivele të larta evropiane.