Dunaruma akuzohet per demtimin e Musiales ..?

Jamal Musiala do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë, pas një tjetër dëmtimi të rëndë të pësuar. Futbollisti i Bayern Munich pësoi një frakturë në fibulë dhe një zhvendosje të kyçit të këmbës gjatë ndeshjes ndaj PSG në Botërorin e Klubeve.

Klubi konfirmoi se lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa pritet të mungojë për rreth 4-5 muaj. Musiala ishte rikuperuar së fundmi nga një tjetër dëmtim në tendinën e gjurit.

Drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, e cilësoi këtë si një goditje të rëndë për klubin dhe për lojtarin. Ai theksoi rëndësinë e Musialës në skemat e skuadrës dhe mbështetjen e plotë që klubi do t’i ofrojë gjatë rehabilitimit.

22-vjeçari është kthyer tashmë në Mynih dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim.

sfidanti.al