Samuel Nikaj do të drejtojë sërish në Kategorinë e Parë, pas largimit nga Pogradeci. Tekniku shkodran ka mbyllur akordin për të marrë “timonin” e Burrelit, pas largimit të Bicajt.
Në stol rikthehet edhe Ramadan Ndreu. Ky i fundit, siç ka ndodhur shpesh gjatë këtyre viteve, do të marrë drejtimin e Kastriotit.
Pasi rrezikuan rënien nga kategoria në sezonin e fundit, krutanët kanë zgjedhur një emër me eksperiencë për stolin.
sfidanti.al