Ja sa përfituan klubet e Kategorisë së Parë nga mbështetja financiare

Për të tretin vit radhazi, u aplikua programi i incentivimit për futbollistët e moshës 16–21 vjeç, të cilët aktivizohen në Kategorinë e Parë. Gjatë sezonit futbollistik 2024/2025, u shpërnda një fond prej 13,289,798 lekësh të rinj për klubet pjesëmarrëse në këtë kategori, konkretisht: Apolonia, Erzeni, Burreli, Kukësi, Korabi, Kastrioti, Vora, Valbona dhe Pogradeci. Në total, për tre vitet e fundit, vlera e mbështetjes financiare të shpërndarë arrin në 31,173,554 lekë të rinj.

sfidanti.al