Selmani nuk vazhdon me Tiranën

Gentian Selmani e ka mbyllur me Tiranën. 27-vjeçari ka refuzuar rinovimin me bardheblutë, por do të mbetet në Superiore. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se portieri ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Teutës. Selmani mbyll kështu aventurën dyvjeçare te Tirana, ku ka qenë një titullar i padiskutueshëm. Ai ka dalë nga moshat e Partizanit, ndërsa ka luajtur në Shqipëri edhe me Kastriotin e Laçin. Gjithashtu Selmani numëron edhe 4 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, teksa pritet të jetë një garanci për portën e durrsakëve.

sfidanti.al