Partizani blindon sulmin

Archange Bintosuka ka rinovuar me Partizanin edhe për dy sezone të tjera.

Në sezonin që lamë pas, 22-vjeçari bëri mjaft mirë me fanellën e Partizanit. Sulmuesi kongolez ia doli që të shënonte 6 gola dhe të asistonte në 5 të tjerë, duke qenë një nga protagonistët e repartit ofensiv.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me lojtarin Archange Bintosuka. Sulmuesi 22-vjeçar dhe klubi kanë konfirmuar bashkëpunimin mes tyre duke firmosur kontratën e re për dy vitet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Pjesë e Partizanit nga viti 2022 Bintosuka konfirmohet pjesë e projektit për ndërtimin e një skuadre konkurruese në sezonin e ri.

sfidanti.al