Diamond League, thyhen katër rekorde

Atletika vazhdon të përcjellë emocione të mëdha, teksa pjesëmarrësit në etapat e Diamond League po arrijnë rezultate të jashtëzakonshme. Kështu ndodhi edhe në etapën e tetë të Diamond League, në Paris, ku në përfundim të saj, u thyen 4 rekorde mitingu. Duke garuar para spektatorëve vendas, francezi Habz, theu rekordin kombëtar dhe përmirëson rekordin e mitingut, me 3’27”49, në garën e 1500 metrave.

Një rezultat ky që e çon atë në vendin e gjashtë në listën botërore të të gjitha kohërave. Por vëmendjen e mori edhe 18-vjeçari kenian Koech, i cili bëri histori duke arritur një rekord botëror për U-20 me kohën 3’27”72.

Benjamin i SHBA-së siguroi fitoren e dytë radhazi në 400 metra me pengesa pas suksesit të tij në Stokholm, duke vendosur një rekord të takimit prej 46”93.

Stark e SHBA-së arriti të barazojë vendin e pestë në listën botërore të të gjitha kohërave në 100 metra me pengesa me rekordin e saj prej 12”21. Ajo përmirësoi me një të dhjetën e sekondës, rekordi e saj personal që vendosi në Eugene vitin e kaluar.

Një tjetër rekord i mitingut ishte ai i vendosur në 400 metra për femra. Paulino e Republikës Dominikane regjistroi kohën 48”81.

Australiania, 2 herë kampione bote në sallat e mbyllura, Nicola Olyslagers, ishte një tjetër atlete që siguroi fitore radhazi, në garën e kërcimit së larti. Pas rezultatit 2.01 metrash në Stokholm, në Paris ajo zuri vendi e marë me 2.00 metra, duke mposhtur kampionen botërore dhe olimpike të Ukrainës, Yaroslava Mahuchikh.

Jordan Scott nga Xhamajka siguroi fitoren e tij të tretë në kërcim trehapësh, në Diamond League për këtë sezon me rezultatin 17.27 metrash.

sfidanti.al