E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi është ende e paqartë dhe pritet të përcaktohet gjatë kësaj vere. Mesfushori shqiptar duhet të zgjedhë mes mundësisë për të qëndruar te Interi si lojtar zëvendësues ose për të kërkuar më shumë hapësira në një klub tjetër.
Me largimin e trajnerit Simone Inzagi dhe emërimin e Cristian Chivut, situata ka ndryshuar dhe Asllani po konsideron mundësinë për të fituar më shumë minuta në skuadrën zikaltër.
Klubi po kalon një fazë tranzicioni dhe pritet të besojë më shumë te lojtarët e rinj. Interi aktualisht nuk ka në plan lëvizje të mëdha në merkato, sidomos pas humbjes në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj PSG dhe ndryshimeve në stafin teknik.
ka qenë pjesë e Interit që nga viti 2022 dhe sezonin e fundit u aktivizua në 35 ndeshje, kryesisht si zëvendësues, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 2 asistime.
sfidanti.al