“Tronditet” Italia, dy klubet e njohura shpallin falimentin

Skuadrat italiane Brescia dhe SPAL kanë shpallur falimentin dhe nuk do të marrin pjesë në sezonin e ardhshëm të Serie C.

Brescia, pas 114 vitesh histori, nuk arriti të shlyente një pjesë të borxheve që arrinin në rreth 9 milionë euro. Ishte e detyruar të likuidohej, pasi humbi të drejtën për të garuar në kampionatet profesioniste.

Edhe SPAL ndodhet në të njëjtën situatë, duke shpallur falimentin pas tërheqjes së investitorëve. Klubi kishte marrë një penalizim me -4 pikë për shkelje financiare, që ndikoi në rënien nga Serie B.

Në të dy rastet, situatat financiare të klubeve ishin të paqëndrueshme dhe nuk u gjetën zgjidhje brenda afateve ligjore.

Tifozët kanë reaguar ashpër ndaj drejtuesve, veçanërisht ndaj presidentit të Brescia-s, Massimo Cellino. Këto zhvillime përfaqësojnë një moment të vështirë për dy klube me histori të gjatë në futbollin italian.

sfidanti.al