Nuk ka më dyshime, Vora zyrtarizon trajnerin

Arian Bellai do të jetë trajner i Vorës edhe në Superiore. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi, në rrjetet sociale. Vora njofton se është arritur marrëveshja mes presidencës dhe trajnerit, për të rinovuar kontratën. Kujtojmë se Vora do të luajë për herë të parë në histori, në elitën e futbollit shqiptar.

Postimi i klubit:

Arian Bellai do të jetë trajneri i Vorës edhe për sezon tjetër. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës. Pas shpalljes kampion i Kategorisë së Parë dhe arritjes së objektivit për rikthimin në Superiore, presidenca ka konfirmuar trajnerin Bellai në krye të stafit teknik. Urime Arian!

sfidanti.al