“Lëkundet” stoli te Italia, Spalletti drejt largimit

Italia u mposht me rezultatin 3-0 nga Norvegjia në një ndeshje që ngriti shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e trajnerit Luciano Spalletti. Pas humbjes, vetë Spalletti deklaroi se do të zhvillojë një bisedë të rëndësishme me presidentin e Federatës, Gravina, për të diskutuar të ardhmen e tij. Në ambientin e skuadrës janë vërejtur shenja pakënaqësie nga disa lojtarë lidhur me zgjedhjet taktike. Takimi i ardhshëm ndaj Moldavisë mund të rezultojë vendimtar për trajnerin.

Alternativat për zëvendësimin e tij përfshijnë emra si Pioli, Ranieri dhe Mancini, ky i fundit ka shprehur keqardhje për largimin nga kombëtarja.  Me mungesën në dy Botërore radhazi, Federata kërkon stabilitet dhe rezultate të menjëhershme. Një ndryshim në pankinë do të kërkonte rindërtim të menjëhershëm të grupit. Situata pritet të qartësohet pas ndeshjes me Moldavinë.

sfidanti.al