Shqipëria do të përballet me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Në prag të kësaj përballje, për mediat foli trajneri Silvinjo, i cili theksoi se kjo është një ndeshje ndryshe nga të tjerat.
Tekniku kuqezi foli edhe për interesimin e lartë, duke thënë se ka dëgjuar për 800 mijë kërkesa, ndërsa shtoi se do të donte ta sillte edhe babain e tij nga Brazili, por është shumë larg.
“Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë 5-6 ndeshje të fundit tonat, po ashtu ne kemi parë ndeshjet e tyre, i kemi analizuar. Nuk mendoj që kanë arritur të kapin ndonjë element. Ata na njohin, ne i njohim.
Është një ndeshje ndryshe. Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje në asketin sportiv. Të dyja skuadrat kanë lojtarë dhe trajnerë të mirë. Uroj ta shijojmë. Kam dëgjuar se ka pasur mbi 800 mijë kërkesa dhe janë me fat ata që do të jenë në stadium. Unë doja të sillja edhe babain tim nga Brazili, por ishte shumë gjatë.
Unë kam luajtur në ndeshje të mëdha dhe që kanë pasur peshë e përgjegjësi të madhe. E kam bërë këtë, por para 15 vitesh, kur ishte më e lehtë, sepse nuk kishte aq shumë rrjete sociale. Mesazhi është që të japin gjithçka në fushë”, u shpreh Silvinjo.
I pyetur për formacionin, Silvinjo u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do e zbulojë para ndeshjes.
“Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt. Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim si do shkojë. Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.
Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve. Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë ndryshime dhe dolën mirë., Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Silvinjo.
sfidanti.al