Lushnja e sezonit të ri nis me Xhafën

Lushnja bën zyrtarizimin e parë në start të sezonit të ri, që edhe këtë vit e gjen skuadrën myzeqare në Kategorinë e Parë. Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës (në të njëjtën kohë edhe presidente e klubit), Eriselda Sefa njofton se trajneri Erion Xhafa do të jetë në krye të skuadrës edhe sezonin e ri.

“Rikonfirmuam në krye të stolit të Klubit të futbollit Lushnja trajnerin Erion Xhafa! Ai do të ketë të gjithë mbështetjen e duhur për të ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ri futbollistik!

Sportdashësit lushnjarë meritojmë shumë e më shumë, ndaj shpresoj që Xhafa, përfaqësuesit e tjerë të klubit si dhe lojtarët që stafi teknik do të ketë në dispozicion të japë më të mirën për këtë fanellë!”, shkruan në një postim në rrjetet sociale kryetarja e Bashkisë së Lushnjës (në të njëjtën kohë edhe presidente e klubit), Eriselda Sefa.

sfidanti.al