Kumbulla: Roma, gjysmë sezoni të çmendur

Marash Kumbulla, mbrojtës në pronësi të Romës, aktualisht i huazuar tek Espanyoli, ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘gazzetta.it’, ku ka folur për të ardhmen e tij:

“E vetmja gjë e sigurt është rikthimi në kryeqytet. Pastaj do të shohim, për momentin nuk ka as trajner…” “Sigurisht që po. Federico Balzaretti më telefonon gjithmonë, ka ardhur edhe këtu për të më parë disa herë. Marrëdhënia me klubin është shumë e mirë. Pastaj, është e qartë se gjithçka varet nga trajneri. Por ka kohë për këtë, tani nuk e kam shumë në mendje. Gjëja më e rëndësishme është që kam gjetur vazhdimësi, ndihem mirë fizikisht dhe kam luajtur shumë.” “Jam pjesë e grupit të ‘Fantacalcio-s’ me disa shokë të skuadrës dhe aty ndonjëherë pyes ndonjë gjë, por me kujdes. Më shumë u bëj komplimente dhe i mbështes si tifoz. Më vjen keq për humbjen në Bergamo, por çfarë gjysmë sezoni të dytë kanë bërë? E pabesueshme!” “Unë jam tifoz i Romës, por është një betejë e tmerrshme, shumë e vështirë. Sinqerisht nuk e di.” “Vazhdoj të them Napoli, pavarësisht barazimit me Genoa-n. Kanë një avantazh të rëndësishëm dhe dy ndeshje në letër të lehta me Parmën dhe Cagliarin. Nuk mendoj se do ta lëshojnë.” “Jashtë fushës nuk ka ndonjë ndryshim të madh: jeta është shumë e ngjashme pasi Italia dhe Spanja janë vende shumë të afërta nga ana kulturore. Por në fushë është ndryshe: këtu ka më pak taktikë dhe më shumë lojtarë cilësorë në atë që mund ta quajmë niveli mesatar. Pastaj, Real Madridi dhe Barcelona kanë ‘yje’ të jashtëzakonshëm.” “Stadiumet më kanë surprizuar: 90% janë të bukura, të mëdha, me bar perfekt, struktura të këndshme dhe një ambient të nxehtë. Nga ky këndvështrim janë më përpara se ne në Itali. Jam ndier shumë mirë këtu.”

sfidanti.al